
Ditën e çlirimit, atëherë kur harrohen Lirisjellësit e saj!
Nga: Agron Haxhiu
Sot ndodhë njëjtë vetëm se, tash dëgjohen fishekzjarrët, jo si atëherë krismat e pushkëve dhe gjëmimet e topave në istikame!
Fishkëllima e plumbit dhe fishekzjarrët kanë të njëjtën krismë!
Atëherë luftohej e sot, sot festohet!
Zemërthyer dola të festoj dhe unë. Patericat qe mbaj më plotësojnë hapat e humbur ndër vite në rrugët që janë plot me flamuj, muzikë e hare në këtë ditë të shenjët!
Shihen njerëz të buzëqeshur, ekzaltimi i atyre që dikur rrinin larg plumbave e se ndjenin etjen e gjakut tonë për çlirimin e sot.
Ata festojnë, unë… unë hesht pa bë zë!!!
Një djalosh më kalon pranë me pije në dorë, i qeshur, i lumtur ulurin – “Rroftë Kosova e lirë!”, e bën me zë të lartë pa pushim.
Liria,… çfarë fjale e madhe ndërsa unë stepem për madhështinë e sajë!
A e din ai sa kushtoi kjo liri?
A din sa duar u shtrënguan për herë të fundit në fushëbeteja?
A din ai për Besnikun, që u shtri mbi bar e m’u lut: “Thuaju nënës dhe motrës se i desha shumë!” pastaj të heshte përgjithmonë?
A din ai për Valonin, ai djali që më mbante me dorën e tij të copëtuar qe belbëzonte lutjen që s’munda t’i dëgjoja deri në fund?
Ata s’janë në festë sot. Ata nuk thonë dot “Urime Liria!”.
As s’jan të pin verë nëpër festa sepse prehen diku nën tokën që e lagën me gjak e tyre. Tash janë të heshtur!
E unë që mbeta jam një asgjë. Jam njeriu që ec me paterica për të me parë me keqardhje ose, më shpesh, s’më shohin fare.
Mbaj kujtimin e luftës si ëndrrat e varura diku mes shiut të plumbave, në arenën larg vendit të festes që bëhet sot.
Në një moment patericat qe më mbanin gjithmonë me tradhtuan dhe rrëshqitën. Copa e letrës që kisha në xhepi ra përtokë. Aty ishte poezia e shkruar vite më parë, atje në mal ku ishte beteja e fundit:
“Kur t’vijë liria, mos na harroni!
Ne që ramë e s’mbërritëm deri atje…”
Një dhimbje mbytëse ma kaploj fytin. Lotët dalin vetë. Nuk i ndaloj. As nuk dua.
Një ushtar i vjetër qau sot, jo për vete, qau për shokët qe si ka më.
Liria s’na deshi NE sepse ishim të vrazhet ndërsa ajo është e ëmbël.