Ditën e fundit që kurohej për kancer fiton lotarinë
28 tetor 2019
| 17:13
Fati nderon njerëzit e fortë, dhe ky është ndoshta një rast që e vërteton thënien.
Roni Foster, një amerikan nga Karolina e Veriut, e kishte ditën e fundit që merrte doza kimioterapie për kancerin në zorrën e trashë.
Operacioni i kishte shkuar mirë dhe pasi përfundoi trajtimin, vendosi të blejë një biletë lotarie 1 dollarëshe. E gërvishti dhe fitoi 5 dollarë. Me ato 5 dollarët bleu 5 bileta të tjera dhe fitoi plot 200 mijë dollarë.
Pensionisti, ish-punonjës me transportin urban, ka thënë se ishte vërtet dita e tij me fat, pasi kishte marrë dozën e fundit të kimioterapisë dhe tani do të investojë për një plan më të sigurt sigurimesh shëndetësore, në rast se i ripërsëritet sëmundja.