
‘Ditën, natën’, projekti i ri i Betim Alihajdarit
09 nëntor 2022
| 13:51
Këngëtari Betim Alihajdari nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi e ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Ditën, natën” titullohet kënga e re e Betimit, e cila erdhi e shoqëruar edhe me videoklip dhe është pritur mirë në adhuruesit e këngëtarit tashme të dëshmuar në skenën kosovare.
Gazeta mëson se Alihajdari ka filluar punën edhe në projektet e tjera të ndryshme që janë në kuadër të festave të fundvitit.