Ditët e ardhshme edhe më ftohtë, temperaturat zbresin në minus 16 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), përmes një komunikate për media bën të ditur se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbretërojë mot i ftohtë.
“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale të shkurta me diell, por i ftohtë dhe me acar”, thuhet në komunikatë.
Sipas IHMK-së, do të ketë vranësira të cilat do të jenë aktive dhe do të shoqërohen me reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar.
“Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -13 gradë Celsius, ditën e marte, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri zero gradë Celsius. Kjo gjendje sinoptike ka tendencë të ndryshojë pas gjysmës së dytë të muajit, duke krijuar kushte për rritjen e temperaturave, por që reshjet kohë pas kohe do të jenë prezent.
Era do ta mbajë vazhdimisht drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi deri 12m/s, por në intervale të shkurta do të kemi masa të ajrit edhe nga juglindja”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.