Ditët e kryeministrave të Kosovës, kush sa udhëhoqi
23 dhjetor 2020
| 08:55
Që nga mbarimi i luftës, dy dekada më parë, Kosova ka pasur tetë kryeministra në dhjetë mandate. Asnjëri prej tyre nuk e ka mbaruar mandatin e plotë prej katër vjetësh.
Kryeministri që ka qëndruar më së gjati në pushtet është Hashim Thaçi, kurse më së shkurti Albin Kurti, nëse nuk llogaritet 96-ditëshi i Ramush Haradinajt në vitin 2004.
Llogaritja e ditëve është bërë nga momenti kur një person është zgjedhur kryeministër, deri në momentin kur posti është pasuar nga kryeministri i ri.
Gjykata Kushtetuese shkarkoi këtë javë Qeverinë e Avdullah Hotit pas 201 ditësh në pushtet. Hoti vazhdon të mbetet kryeministër në detyrë.