Ditmir Bushati i dërguari special i Ramës në OSBE-së
12 janar 2020
| 13:33
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia ka besuar ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati rolin e kryesuesit të OSBE.
Bushati do të jetë i dërguari special i kryetarit të Zyrës së OSBE-së, pra Ramës, ku do të mbulojë detyra të shumta kryesisht në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve në rajonin e mbuluar nga OSBE.
Kjo detyrë e re e Bushatit është publikuar në faqen online të OSBE.
Ditmir Bushati është i dyti ministër i larguar nga qeveria të cilit Rama ka ofruar një detyrë të rëndësishme. Një muaj më parë ai risolli në kabinet në postin e ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetajn, të cilin e kishte larguar nga drejtimi financave, duke e zëvendësuar me Anila Denajn.