Ditmir Bushati nuk zgjedhet përfaqësues për lirinë e medias në OSBE
02 dhjetor 2020
| 21:09
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati nuk është zgjedhur përfaqësues për lirinë e medias në OSBE. Kjo detyrë ishte propozuar nga kryeministri Edi Rama, në rolin e kreut të OSBE-së.
Përfaqësuesi i medias zgjidhet me konsensus nga 57 vendet anëtare, ndërsa ky post i është besuar sekretares së shtetit të Portugalisë. Kryeministri shqiptar më 19 shtatori propozoi ish-kreun e diplomacisë shqiptare, për të mbajtur detyrën e Përfaqësuesit të OSBE, për lirinë e medias.
Bushati u propozua në këtë detyrë për të zëvendësuar Harlem Dezir, shkruan Ballkaweb