Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro
Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori i humorit Besjan Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë ndarë për pasuritë e Ilir Metës.
Sipas Beqirit, të dy janë ndarë formalisht për të shpëtuar sipas tij, pasuritë që kanë vendosur nga Ilir Meta.
“Nuk është thashetheme, që njerëzit thonë se u nda Besi me Xhensilën. Por nuk është e vërtetë që ata janë ndarë. Ata po ndahen se kanë hallin e pasurive të Ilir Metës që u ka dhënë. Është e vërtetë.
Xhensila shiste floririn e Ilir Metës në dyqanin e Durrësit, e dinë durrsakët një gjë të tillë fare mirë. Ajo ndahet me qëllim që kur të marrin vilat që u dhënë Ilir Meta, të ketë gjysmën njëri-gjysmën tjetri dhe mos të kapen të dy. Edhe Iliri është në një situatë të tillë”, u shpreh Beqiri.
“Nuk po ndahen se shkojnë keq Xhensila dhe Besi. Aty brenda është Ilir Meta, janë pasuritë e Ilir Metës sepse ata po vlerësojnë tani që po shkon SPAK-u dhe tek ata.
Do të bëjë verifikimin e pasurive të tyre si u vunë dhe si nuk i vunë, dhe aty do të dalë floriri i Kërrabës që ka përdorur Xhensila, dhe që vazhdonte dyqanin ta kishte në Durrës dhe vazhdonte të shiste floririn e Kërrabës që i jepte Ilir Meta.
Kanë bërë pasuri të jashtëzakonshme. Shikoni vetëm vila sa i bën aty. Si mund të vihet një vilë aty ku e kanë ata dhe në komplekse të tjera? Minimumi është 1 milion euro, si mund të bëhen këto me një koncert?
I dimë ne se kemi plot nga këta VIP-at këngëtarë dhe e shikojmë se çfarë përfitime kanë. Nuk mund të disponojnë miliarda siç po disponojnë këta njerëz që kanë qenë afër Ilir Metës. Po vazhdojnë të marrin masa për t’i fshehur këto pasuri.
E keqja më e madhe që SPAK po vepron me ngadalësi të jashtëzakonshme dhe për këtë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë Dumani sepse po i lejon që të marrin masa për t’i fshehur pasuritë, duke zvarritur procesin, duke mos vepruar menjëherë në befasi”, tha ai.