Divorci i bujshëm Kim dhe Kaney, ja si do të bëhet ndarja e pasurisë prej 2 miliardë dollarësh
21 shkurt 2021
| 13:15
Pas shumë fjalës që qarkullonin, tashëm është fakt që Kim Kardashian dhe Kaney West i kanë dhënë fund martesës së tyre prej shtatë vitesh.
Një lajm që është sot pjesë e titujve në mediat ndërkombëtare, por ajo që diskutohet më së shumti është se si do të bëhet ndarja e pasurisë së tyre prej 2 miliard dollarësh.
Sipas listës së Forbes, West ka rreth 1.2 miliardë dollarë neto në emrin e tij, ndërsa Kim vetëm 900 milionë dollarë.
Thuhet se me divorcin Kardashian do të mbajë shtëpinë e tyre në Bel Air, si dhe të gjitha sendet me vlerë që Kanye i ka dhuruar.
Ajo do të mbajë gjithashtu të ardhurat e saj nga linjat e veshjeve dhe make up-it SKIMS, KKW, të cilat konsiderohen si personale të sajat dhe janë të ndara nga të ardhurat e West.