“Divorcohen” PD-LSI

12 nëntor 2021 | 17:09

Koalicioni PD-LSI tashmë është përfundimisht i ndarë. Këtë e konfirmoi me anë të një deklarate për mediat vetë nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili nuk u kursye ndaj aleatëve të tij të dikurshëm demokratë.

“Rrugëve janë lëshuar thashethemexhinj të pazarit Rama-Basha”, kështu i është referuar Vasili, daljes në media të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i fundit ky që ka thënë se i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së, por kjo e fundit tha se 34 i siguronin të vetëm.

Vasili u zotua se LSI do vazhdojë të godasë me çdo mjet e formë për çlirimin e shtetit nga kapja, që sipas tij i ka bërë dyshja Rama-Basha vendit.

“Nuk do heshtim më. Rrugëve janë lëshuar thashethemexhinj të pazarit Rama-Basha për të përzierë dhe krijuar alibi për këtë pazar dhe duke dashur të zënë me gojë edhe LSI-në. S’ka pasur kurrë qoftë edhe një propozim të vetëm nga partia e Bashës për mandate dhe numra mandatesh.

Gjatë fushatës ndërkohë që LSI bënte denoncime shumë të rënda, në ato momente me të gjithë fuqinë e akaparimit të medias nga kjo dyshe, Basha shfaqej live, pengonte transmetimin e këtyre denoncimeve dhe kurrë nuk i mbështeti ato.

Kujtoni që në të gjitha llojet e aktiviteteve LSI ka nënshkruar marrëveshje me ndershmëri dhe hapur. LSI ka qenë parti e kartave në tavolinë dhe kurrë e pazareve që sot janë të qarta dhe që vazhdojnë e kanë krijuar këtë situatë, më të rëndën të krijuar gjatë pluralizmit.

LSI do vazhdojë të godasë me çdo mjet e formë për çlirimin e shtetit nga kapja që kjo dyshe bëri të pamundurën ta realizonte me të gjithë komponentët e saj. Pazaret Rama-Basha kanë dominuar skenën. Do jemi zëri i çdo qytetari”, tha ndër të tjera Vasili.

Top Channel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
13.11.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…