Dizenjuesi që krijoi pamjen e mbi 60 milionë makinave
Pak dizenjues kanë pasur aq shumë ndikim në formën e makinave moderne, sesa Xhorxheto Xhugaro.
Me një karrierë prej 64 vitesh, ai ka dizenjuar disa nga makinat më me ndikim në histori, që nga ato luksozet e ekzotiket, e deri te më të përditshmet, e madje edhe ato të fantashkencës kinematografike.
Më shumë se 200 modele janë dizenjuar prej tij, të cilat, në total, kanë nxjerrë nëpër rrugët e botës rreth 60 milionë makina.
Sot është 81 vjeç dhe vazhdon të dizenjojë. Pasi e shiti kompaninë e tij “Italdesign” në vitin 2015, tani punon me të birin, me firmën CFG Style. Me këtë kompani ai po bën makinën më të re, “Sybilla”, të cilës i ka vënë emrin e mamasë, Sibila Maria.
Përveçse në botën reale, talenti i tij u përdor edhe në Hollivud. Kjo makinë, “Delorean”, u bë ikonike nga filmi “Back to the future”
Po ashtu edhe makina lundruese e James Bond
Volkswagen Golf 1974. Xhugaro thotë se kur sheh makinat e tij në rrugë, gjëja e vetme që mendon është se si mund t’i kishte bërë më mirë.
Maserati Boomerang. Modelet e tij kanë qenë frymëzim dhe për makina të tjera.
Lotus Esprit 1976
9 fiat panda 1980
Golf ishte makina që u prodhua më shumë, duke shitur me miliona kopje.
Alfa Romeo Giulia Sprint G
Alfa Romeo Iguana (1969)
Kangaroo 2019
13 Ferrari GG50 2005
Sybilla 2018
10 delorean 1981
2 Maserati Ghibli (1966)