DJ Marshmello dhuron 500 mijë dollarë për një organizatë për fëmijët emigrantë
05 tetor 2018
| 17:32
DJ Marshmello synonte ta mbante privat donacionin e tij të madh në një organizatë për refugjatë, por gjithçka u zbulua nga grupi kur e falënderuan atë nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Faleminderit shumë për një dhuratë jashtëzakonisht bujare prej 500 mijë dollarësh”, është shkruar në profilin zyrtar në “Twitter” të Kids in Need of Defense.
“Mbështetja juaj në punën tonë për të siguruar mbrojtje vitale për fëmijët na ndihmon shumë”.
Kjo organizatë është e përbërë nga aktivistë që luftojnë për të drejtat e refugjatëve dhe fëmijëve emigrantë. DJ, i cili kurrë nuk ka dalë në publik pa qenë i maskuar, nuk priste që donacioni të bëhej publik.