Djali 10-vjeçar i Ben Affleck përplas Lamborghinin me BMW, ulur pas tij ishte Jennifer Lopez
27 qershor 2022
| 12:33
Djali 10-vjeçar i Ben Affleck, Samuel, ishte pas timonit të një “Lamborghini” kur u përplas me një BMW që ishte parkuar pas saj. Ngjarja në fjalë ka ndodhur të dielën në Los Angeles.
“Daily Mail” shkruan se Samuel kishte shoqëruar babain dhe partneren e 49-vjeçarit, Jennifer Lopez, në dyqanin e të shitjeve të makinave luksoze.
Ata po shikonin makina të ndryshme kur Affleck e lejoi të birin që të hipte në sedijen e shoferit të një “Lamborghini” të verdhë që ishte i ndezur. 10-vjeçari më pas ka lëvizur diçka dhe mjeti u përplas me pjesën e përparme të makinës së bardhë pranë tij.
Në pamjet e publikuara nga “Daily Mail” vihet re se 52-vjeçarja është ulur pas në makinën ku shoferi ishte Samuel. Nga ana tjetër, Ben është mbështetur në makinë.