Djali 13-vjeçar i Trumpit e arrin atë me gjatësi
24 dhjetor 2019
| 11:09
Familja e parë amerikane do të niset për në jugun e vendit. Donald Trump, 73-vjeçar, Melania Trump, 49-vjeçar dhe Barron Trump, 13-vjeçar, u panë duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë në Uashington të premten.
Atyre iu bashkua edhe 38-vjeçarja Ivanka Trump që vendosi t’i kalojë këto pushime me babanë e saj, njerkën dhe gjysmëvëllanë.
Por në këtë fotografi të re ishte djali adoleshent i Trumpit që mori vëmendjen me pamjen e tij. Barron duket se ka arritur gjatësinë e njëjtë me dy prindërit.