Djali afgan që vallëzon pasi merr këmbën e tij të re protezë (Video)
Një djalë pesëvjeçar në Afganistan që humbi këmbën e tij kur ai ishte vetëm një foshnjë, së fundi ka marrë një protezë dhe reagimi për këmbën e tij të re është bërë virale në internet.
Videoja e djaloshit që kërcen me këmbën e tij protezë ishte postuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) të Afganistanit, i cili ndau edhe disa histori të tij.
“Ahmad Rahman humbi këmbën në një minë tokësore në provincën Logar kur ai ishte vetëm 8 muaj. Pas marrjes së gjymtyrës artificiale në qendrën tonë ortopedike, ai shpreh emocionin e tij me një valle dhe buzëqeshje në fytyrë”, ka shkruar KNKK në llogarinë e vet zyrtare në “Facebook”.
Videoja ka marrë më shumë se 12 000 shikime në më pak se 12 orë.
Rahmani u plagos gjatë luftës midis qeverisë dhe talebanëve në fshat, ka thënë për “CBS News, Roya Musawi, zyrtare e marrëdhënieve me publikun për ICRC-në në Afganistan.
Ai ka humbur këmbën dhe një nga motrat e tij është plagosur rëndë në sulm.
Që atëherë, Rahmani ka udhëtuar në Qendrën Ortho të Afganistanit të ICRC-së në Kabul për protezën e tij.
Videoja e atij vallëzimi u xhirua nga fizioterapeuti i tij, Mulkara Rahimi, pasi Rahmani mori këmbën e tij.
Rahmani është vetëm një nga 46 194 pacientë në Afganistan me amputime. 131 790 të tjerë kanë aftësi të kufizuara të ndryshme, sipas një raporti të KNKK-së.
Organizata jo vetëm që ofron trajtim dhe prosthetikë për pacientët me aftësi të kufizuara, por edhe programe sociale dhe atletike – si basketbolli i karrocave me rrota.