
Djali i Amber Roses bëhet si nëna
14 shkurt 2018
| 11:46
Amber Rose bëri për vete gjithë Hollywoodin kur ndryshoi ngjyrën e flokëve të saj në të bardha.
E të njëjtën gjë e ka bërë edhe i biri i saj, duke ngjyrosur flokët kaçurrele ngjyrë të bardhë.
Përmes një postimi të fotografisë së tij, Amberi ka treguar që ai i kishte kërkuar tash ca kohë që të bëjë këtë ndryshim në mënyrë që të duket si nëna e tij.
Sebastiani mbush pesë vjet më 21 shkurt.