Djali i Angelina Joliet po bëhet pilot
23 prill 2018
| 11:36
Angelina Jolie ka një talent të njëjtë me djalin e vet nëntëvjeçar. Aktorja 42-vjeçare mori licencën për pilote në vitin 2014 dhe tani zbuloi se Knox është duke shkuar rrugës së saj, për t’u bërë pilot.
“Dua të jem në ajër. E dua lirinë”, ka pohuar Angelina gjatë dokumentarit të fundit “The Queen’s Green Planet”. Ajo ka bërë me dije se djali i saj, Knoxi, po mëson të drejtojë një avion. “Më bën të lumtur ta shoh atë. Ai ende ka nevojë për ndihmë me pedalet, por nuk do të zgjasë shumë”, ka thënë Angelina.