Djali dyvjeçar ngecën në tenxhere
20 korrik 2018
| 10:55
Një fëmijë i vogël i familjes Turan në Turqi filloi të luante në kuzhinë kur prindërit ishin në gjumë. Këmbët e tij të vogla ngecën në një tenxhere me presion dhe vogëlushi filloi të qante me të madhe.
Prindërit e tij telefonuan emergjencën pasi nuk arrinin ta nxirrnin. Për fatin e mirë, grupi i zjarrfikësve ia doli ta shpëtonte dyvjeçarin duke përdorur pajisjet prerëse.