Djali i Fadil Vokrrit: Të gjithë të njohin si legjendë, por unë si baba
10 qershor 2018
| 13:10
Gramoz Vokrri e ka shkruar një mesazh mjaft emocionues për babanë e vet, legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, i cili vdiq dje nga një sulm në zemër.
Gramozi, njëri nga fëmijët e ish-kryetari të Federatës së Futbollit të Kosovës, njeriut më meritor për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare të futbollit FIFA dhe UEFA, ka shkruar se Vokrri i kishte mësuar atij shumë gjëra më rëndësi në jetë.
Ai thotë se ia ka shumë borxh ish-sulmuesit të Prishtinës, Partizanit dhe shumë skuadrave tjera.
“Të gjithë të njohin si legjendë, por unë të njoh si baba, [si] njeriun që më mësoi gjëra më rëndësi në jetë: respekt, humanizëm dhe punë. Të kam aq shumë borxh! Pusho në paqe baba legjendar!”, ka shkruar Gramoz Vokrri në “Facebook”.