Djali i Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit kërkojnë mbështetjen e qytetarëve për PDK-në

25 shtator 2019 | 13:37

Kandidatët për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Andin Hoti dhe Shqiptar Demaçi kanë kërkuar mbështetjen e qytetarëve për këtë parti në zgjedhjet e 6 tetorit.

Hoti, i cili është djali i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, ka kërkuar nga qytetarët që përpos tij të përkrahet edhe Shqiptari, djali i veprimtarit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

“Kauza kundër korrupsionit dhe dukurive negative përmban sfidën e kohës tonë që Republika e Kosovës të jetë pjesë e vlerave euroatlantike. Kërkojmë me nder e përgjegjësi mbështetjen tuaj!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hotit:

“Gjaku nuk bëhet ujë”

Shumë të respektuar qytetarë të Kosovës,

Obligim kombëtar dhe moral po e ndjej që kësaj radhe të filloj fushatën zgjedhore për deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës me këtë foto, bashkë me Shqiptarin, djalin e njeriut që babi e përshkruante “Adem Demaçi nuk ishte më tutje vetëm një bir i denjë i popullit, por gati vetë populli”.

Çdo epokë ka heronjtë e vet.

Kauza kundër korrupsionit dhe dukurive negative përmban sfidën e kohës tonë që Republika e Kosovës të jetë pjesë e vlerave euroatlantike. Kërkojmë me nder e përgjegjësi mbështetjen tuaj!

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/Andin.U.Hoti/photos/rpp.1316422438410969/2366468283406374/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, ka…