Djali i “American Idol” Kimi, këndon “Oj Kosovë oj nëna ime” live me Shkurte Fejzën
05 mars 2024
| 12:24
Kimi, djali që bëri bujë me paraqitjen e tij në “American Idol” duke kënduar “Oj Kosovë oj nëna ime”, u bashkua virtualisht me Shkurte Fejzën për të kënduar po këtë këngë.
Ata u futën “live” në Instagram dhe filluan të këndonin bashkë para mijëra njerëzve.
Freskim Rama rrëmbeu zemrat e të gjithë shqiptarëve, me paraqitjen e tij fantastike në këtë spektakël, ku pasi performoi këngën “Heal” të Tom Odell, audicionin e përfundoi duke kënduar shqip.
Ai nuk hezitoi t’i tregonte jurisë për gjërat që ka përjetuar familja e tij dhe vendi prej ku vjen.
Kimi mori me vete tre “po” shumë të merituara, dhe mori rrugën për në Hollywood.