Djali i Arnoldit fotografohet sërish me të dashurën shqiptare
13 nëntor 2019
| 14:58
Djali i Arnold Zhvarzenegerit, Jozeph Baena, është parë sërish të dalë dorë për dore me të dashurën e tij shqiptare, Niki Dodaj, në Uest Hollivud.
Niki Dodaj është një vajzë me prindër shqiptarë, të cilët kanë emigruar në ShBA që në vitet ’90.
Ajo është po ashtu 21 vjeçe, dhe është diplomuar për menaxhim biznesi në Kaliforni.
Joseph Baena është fëmija që Shvarzenegeri e pati me një punonjëse te shtëpia e tij. Aktori e pranoi atësinë në vitin 2011 dhe ka qenë mjaft i pranishëm në jetën e djalit, i cili i ngjan shumë jo vetëm për nga paraqitja për dhe nga dëshira për palestër.