Djali i axhës së Liridonës thotë se ka dashur të merr hak, por nuk e lejuan
Liridon Ademaj, djali i axhës së Liridona Ademajt, e cila është vrarë para disa ditë në mënyre dinake, ka thënë se nga momenti kur ka kuptuar se është vrarë Liridona ka qenë i bindur se shkaktari i vrasjes së saj është burri i saj, Naimi.
Madje, ai ka thënë se ka kërkuar që t’i jepet leje pas varrimit që të marrë hak, por është kundërshtuar nga të gjithë.
“Unë si djalë i axhës të së ndjerës Liridona Ademaj që nga momenti kur kam kuptuar se është vrarë Liridona kam thënë me bindje të plotë se shkaktari i vrasjes së saj, është burri i saj, Naimi. Kam qenë i bindur se ka qenë Naimi, por shumë pak më besuan dhe kam kërkuar që të më jepet leje mbasi të varroset të marrë hakun, por jam kundërshtuar nga të gjithë me pretendimin se nuk jemi të sigurt. Por unë isha i sigurt, i bindur dhe i matur, për ata thoja të më jepet leja e pastaj do ia kisha pushuar zjarrin në zemrat e gjithë shqiptarëve pas këtij rasti. Por, ne u bindëm në punën e organeve të hetuesisë sonë. Tash krejt procesi u takon atyre. Shpresojmë që ai njeri ta marrë dënimin e merituar sepse na është djegë zemra. Dhe që asnjë grua më të mos jetë viktimë siç na shkoi Liridona”, ka thënë ai për “Indeksonline”.