Djali i Bidenit pranon fajësinë për shmangien e tatimeve
06 shtator 2024
| 08:49
Hunter Biden është deklaruar fajtor për të nëntë akuzat në çështjen e tij federale të evazionit fiskal, duke i zënë në befasi prokurorët federalë ndërsa përgatiteshin të fillonin gjyqin e tij.
Djali i presidentit amerikan, Joe Biden kishte mohuar më parë akuzat se ai me dashje ka shmangur pagesën e tatimit mbi të ardhurat prej 1.4 milion dollarësh nga 2016-19, raporton BBC.
Fillimisht Biden, 54 vjeç, tha se donte të pranonte akuzat duke ruajtur pafajësinë e tij, por ai thjesht pranoi fajin pasi prokurorët kundërshtuan këtë vendim.