Djali i Daut Haradinajt takohet me Milot Rashicën
13 tetor 2019
| 14:27
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradianj nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka thënë se djalit të tij, Davidit i është plotësuar dëshira që të takohet me yllin e Përfaqësues së Kosovës në futboll, Milot Rashica. Në takim ishte edhe djali i dëshmorit të kombit, Shkëlzen Haradinaj, Luani.
“Para ndeshjes vendimtare me Malin e zi, Davidit ju plotësuar dëshira që ta takojë Rashicën, e neve si Kosovë presim një trepikësh. Suksese djema!”, ka shkruar Daut Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/