Djali i deputetit nga Kosova po shkëlqen në Universitetin e Pragës, ja çfarë thotë Flakroni për këtë sukses

02 shtator 2019 | 22:19

Në prag të vitit akademik një ekip i gazetarëve nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka vizituar Universitetin e Pragës, ku takoi studentë të vyeshëm si dhe biznesmen të suksesshëm si Bashkim Qazimi nga Kumanova (me origjinë nga Miratoca e Kosovës Lindore) i cili kishte respekt si nga diaspora shqiptare ashtu edhe nga vendorët si dhe autoritetet çeke deri në qeverinë saj i cili nuk kishte lënë derë pa hapur në favor të çështjes sonë kombëtare.

Mr. Flakron Shala është një student kapacitet, fenomen në Universitetin e Pragës, Flakroni s’ka më shumë 23 vjet, është djali i deputetit të Nismës Socialdemokrate Haxhi Shala.

Flakroni, djali i deputeti Haxhi Shala, një student ambicioz me notë 10-she shembull akademik në Universitetin e Pragës.

Fillimisht z. Shala na thoni për fillim, çfarë do të thotë të jesh student në Prage të Çekisë. Çka studioni dhe si ju lindi ideja të studioni këtu?
Flakron Shala: Së pari, faleminderit që më dhatë rastin të bëjë një intervistë me një gazetar ndërkombëtar që vepron jashtë Kosovës, në organizata botërore në Gjenevë. Unë erdha në Republikën Çeke në gusht të vitit 2014, një i ri që sapo mbushi 18 vjet. Fillimisht nisa studimet në Universitetin Anglo-Amerikan dhe arrita diplomën bachelor në Administrim Biznesi, pas kësaj shkova për të studiuar në Universitetin Chapman dhe arrita gradën master në Biznes Administrata. Duke parë nevojën për më shumë njerëz me arsim të lartë në vendin tim, thjesht regjistrova programin e Doktoratës në Ekonomi në një nga universitetet më të mira në Pragë – Universiteti i Ekonomisë-VŠE. Ideja për të ardhur në Republikën Çeke për ta studiuar atë erdhi në shkollë të mesme kur erdhën universitete të ndryshme dhe prezantuan programin dhe mjedisin e tyre. Më pëlqeu universiteti në Republikën Çeke sepse ai kishte një program vërtet të mirë dhe standardi i jetesës nuk ishte aq i kushtueshëm sa në vendet e tjera, pra Praga u konsiderua një nga qytetet më të bukura në Evropë. Jeta tani këtu është e përsosur sepse kam mësuar shumë gjëra që me siguri nuk do t’i mësojnë kurrë në Kosovë. Ishte e vështirë në fillim sepse njerëzit këtu ishin nacionalist dhe nuk flisnin anglisht. Për më tepër, në fillim qyteti dukej i vjetër dhe thosha vet me vete se çfarë i bëra vetes që erdha këtu. Pastaj ndërsa zbulova qytetin, u ndjeva i dashuruar me këtë qytet dhe takova shumë njerëz që me ndihmuan vërtet. Falënderime të veçanta u shkoj miqve të mi Bashkim Qazimi dhe Anton Rrustemi, të cilat do t’i quaj ambasadorë të kombit tonë në këtë vend. Ata, jo vetëm mua, por çdo personi qe flet shqip në Republikën Çeke i kanë ndihmuar.

Mësuam nga profesorët e juaj në Universitetin e Pragës se keni regjistruar doktoraturën. Cilat janë synimet, ambiciet e juaja. Të punoni këtu apo në vendlindje?
Flakron Shala: Po, pas përfundimit të masterit kam regjistruar doktoraturën në Universitetin e Ekonomisë në Pragë (VŠE) drejtimi i Ekonomisë. Synimet e mia janë përfundimi i suksesshëm i doktoraturës. Pas përfundimit të doktoraturës natyrisht se do të rikthehem në Kosovën time për të kontribuar në vendlindje në sferën e ekonomisë dhe arsimit. Për të gjitha këto suksese në studime u jam mirënjohës prindërve të mi, babait tim që më ka mbështetur dhe me ka ndenjur vazhdimisht afër.

Mendoni të merreni me politikë që ta vazhdoni rrugën e babait, Haxhiut, apo të shkoni më lartë?
Flakron Shala: Unë nuk mendoj që do të involvohem në politikë direkt në ndonjë subjekt politik. Por do të mundohem të kontribuoj për shtetin tim nga ana profesionale duke e ndihmuar dhe avancuar proceset ekonomike dhe zhvillimore.

Kemi informacione se këtu në Pragë, pra në Çeki ka disa mijë shqiptarë. Çfarë është imazhi i tyre?
Flakron Shala: Unë nuk mund të flas për krejt shqiptarët në Pragë pasi nuk më ka ra të rri më të gjithë, por ata që i kam takuar deri tash kam mësuar se ka studentë dhe burra të mirë që ndihmojnë njëri- tjetrin, me një fjalë që mbahen mes veti. Ne këtu mundohemi në maksimum të vazhdojmë traditën shqiptare dihet duke festuar ditët tona kombëtare dhe çlirimit të dy shteteve tona. Por imazhi i shqiptarëve viteve të fundit është duke u përmirësuar përmes ambasadorëve tanë jashtë vendit, në këtë rast edhe nga Rita Ora, Dua Lipa dhe shumë të tjerë, sepse gjate viteve të ’90-ta shqiptarët kanë bërë shumë probleme po tani imazhi shqiptarëve është duke u përmirësuar gradualisht me emra të rinj, si yje të muzikës, sportit dhe futbollit botëror në arenën ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës i ka nisur sot në mbrëmje përgatitjet…