Djali i deputetit të LV-së në spotin e Bedri Hamzës: Zotëriun e respektoj (video)
08 tetor 2024
| 11:40
Duket se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedir Hamza, ka filluar t’i bëj për vete edhe mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në punëtorinë e parë, që Hamza e ka mbajtur me qytetarët në qytetin e Gjakovës, ka marrë pjesë edhe Agon Kokaj, djali i deputetit të LV-së, Jahja Kokaj.
Madje, në këtë punëtori ai ka diskutuar me Hamzën, duke shprehur admirim për kandidatin e PDK-së për kryeministër.
Në videon që Hamza e ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, Kokaj ka thënë se e respekton Bedri Hamzën.
“E urrej politiken, por zotëriun e respektoj”, ka thënë Kokaj në videon e postuar nga Hamza.