Djali i Donald Trump shpërndan postimin ku Grenell sulmonte ashpër Kurtin

05 shkurt 2025 | 21:11

Djali i Donald Trump ka shpërndarë në rrjetet sociale postimin e Richard Grenell, ku ky i fundit sulmon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e akuzuar se ka shkatërruar marrëdhëniet me SHBA.

Donald Trump Jr., i ka dhënë zë këtij postimi të Grenell duke i bërë “repost” në rrjetin social “X”.

“E tërë bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, ka shkruar Richard Grenell në postimin e tij, që u pa si një ndërhyrje e hapur në zgjedhjet e Kosovës.

Grenell ka marrë gjithashtu kritika dhe replika nga Kurti dhe mbështetësit e tij, të cilët e akuzojnë se po përpiqet ta rrëzojë qeverinë e tij për të sjellë në pushtet “kukullat” e lidhur me të, në mënyrë që më pas t’i detyrojë të dakordësohen në marrëveshje me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania është tronditur mbrëmjen e së mërkurës nga një krim…