
Djali i Donald Trumpit shkon në Beograd, mediet serbe raportojnë se do të takohet me Vuçiqin
11 mars 2025
| 12:11
Djali i presidentit të Ameriëks, Donald Trump, ka arritur në Beograd.
Sipas raportimeve të medieve, ai pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Trump JR kishte vizituar Beogradin edhe në shtator 2024, gjatë kulmit të fushatës zgjedhore presidenciale në ShBA.
Më pas, ai kishte organizuar një darkë me përfaqësues të biznesit serb në një hotel të Beogradit.
Siç shkruante atëherë portali Nova.rs, një nga temat e bisedës ishin investimet e Trumpit në mbarë botën, para së gjithash në fushën e patundshmërive, hoteleve dhe medieve digjitale, si dhe kushtet për të bërë biznes në Serbi dhe ShBA.