Djali i Fadil Vokrrit uron Kosovën në 4-vjetorin e pranimit në UEFA

03 maj 2020 | 14:04

Futbolli i Kosovës katër vite me parë është pranuar edhe zyrtarisht në arenën ndërkombëtare. Sot, Gramoz Vokrri, djali i ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka uruar të gjithë ata që ndihmuan në pranimin e Kosovës në UEFA, raporton “Epoka e re”.

“4 vite më parë, u mundësua realizimi i ëndrrave për të gjithë fëmijët tanë me shpresën që në të ardhmen do të shohim ende më shumë Amira, Edona, Milota, Vedata, Valona…”, ka shkruar Vokrri.

Fotografia e Gramoz Vokrri

Postimi i plotë i Gramoz Vokrrit:

Të nderuar futbolldashës,
4 vite më parë, futbolli evropian u njoftua zyrtarisht me Kosovën. UEFA u pasurua me një anëtar të ri, plot energji, talent, vullnet dhe entuziazëm.
4 vite më parë, u hapen dyert e ndërkombëtarizimit dhe në të njëjtën kohë, dyert e zhvillimit për futbollin tonë.
4 vite më parë, u mundësua realizimi i ëndrrave për të gjithë fëmijët tanë me shpresën që në të ardhmen do të shohim ende më shumë Amira, Edona, Milota, Vedata, Valona…
Futbolli është më shumë se një lojë, prandaj duhet të jemi falënderues dhe mirënjohës për çdo lojtar, trajner, donator, refer, punëtor sportiv, dëshmor, punëtor medial, që ndër vite dhe gjenerata, në një moment apo tjetrin, kontribuuan, në Kosovë si në Diasporë, drejt realizimit të këtij qëllimi.
Urime të gjithëve.
Me respekt dhe fair play.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 47 të burgosur kanë mbetur të vrarë në…