Djali i Hamëz Jasharit: Po mos të ishte UÇK-ja, do të ishte Serbia
25 prill 2020
| 09:40
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashit, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Jashari i është bashkuar një nisme në “Facebook” ku, në kundërshtim të këtyre deklaratave, qytetarët po ndërrojnë foton e profilin, duke e vendosur atë me emblemën e UÇK-së.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe ai, duke shkruar se po të mos ishte UÇK-ja atëherë do të ishte Serbia.
“Po mos të ishte UÇK-ja, do të ishte Serbia!”, ka shkruar Jashari.