![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/endrit.png)
Djali i Hashim Thaçit bën fushatë për PDK-në (Foto)
15 janar 2021
| 13:50
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka nisur fushatën për Partinë Demokratike të Kosovës.
Në llogarinë e tij në “Instagram”, ai ka publikuar një fotografi ku shihet babai i tij bashkë me ish-kreun e PDK-së, Kadri Veselin.
“PDK”, ka qenë mbishkrimi që i ka vënë ai kësaj fotoje.
Ndryshe, Thaçi dhe Veseli aktualisht po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.