Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë
24 maj 2024
| 11:55
Jetlum Bunjaku, djali i heroit, policit, Afrim Bunjaku, është punësuar në ndërmarrjen publike lokale “Përparimi” në Vushtrri.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
“Shumë i gëzuar, që sot isha prezent në nënshkrimin e kontratës për fillimin e punës në kompaninë lokale “NPL PËRPARIMI”, të Jetlum Bunjakut, djalit të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku. Jetlum paç suksese, e punë të mbarë!”, ka shkruar Idrizi në “Facebook”.
Rreshteri Afrim Bunjaku u vra në veri të Kosovës derisa ishte në krye të detyrës. Ai u vra nga grupe të armatosura serbe, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.
Vrasja e tij u dënua ashpër, ndërsa ai u shpall hero i vendit.