Djali i ish-deputetit nga Strellci i Deçanit humb betejën me COVID-19
22 gusht 2020
| 23:46
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka kërkuar edhe njëherë nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe këshillat e institucioneve shëndetësore.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci (djali i veprimtarit dhe ish-deputetit Nimon Alimusaj) i cili humbi jetën në përballje me virusin COVID19.”
“Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje.”
“Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Ramosaj.