Djali i ish-ministrit të LDK-së punëtor i ndërtimtarisë, ka të kryer fakultetin ekonomik
30 tetor 2019
| 09:25
Ish-ministri i Infrastrukturës nga LDK-ja në Qeverinë Mustafa, Lutfi Zharku, ka uruar djalin e tij për ditëlindje, duke treguar se ai ka përfunduar studimet për ekonomi, por që merret me prodhimin e betonit.
“Ariani im sot i mbush 24 vjet. Ka kryer fakultetin ekonomik si student i shkelqyeshem por prodhon beton. Po e perjeton si çdo i ri se sa veshtire fitohet rroga. Po e nderton personalitetin e nje te riu punetor dhe te ndershem qe te jetoje prej punes se vet. Edhe sot nuk ka pushim. Çdo dite e me shume po behet burre. Uroj te jetoje 100 vjet me shendet, i lumtur dhe me nder!”, ka shkruar Zharku në llogarinë e vet në “Facebook”.