Djali i ish-presidentit gjerman vritet me thikë
20 nëntor 2019
| 16:58
Fritz fon Vajzseker, djali i ish presidentit gjerman, Riçard fon Vajzseke është goditur me thikë teksa jepte një leksion në spitalin e Berlinit, ku punonte si drejtor.
Një burrë 57-vjeçar është vërsulur nga publiku dhe e ka qëlluar me thikë.
Një polic, jashtë turni, i cili ndodhej i pranishëm në sallë është plagosur teksa përpiqej ta ndalonte agresorin.
Fon Vajzseker ka vdekur në vendngjarje, pavarësisht ndihmës së shpejtë që i është dhënë menjëherë nga kolegët.
Policia nuk e ka ende të qartë motivin e sulmit të kryer nga personi, i cili nuk ishte pacient i spitalit.
Vajzseker ishte bërë president i Gjermanisë Perëndimore në vitin 1984, dhe më pas presidenti i parë i Gjermanisë së bashkuar, pas rënies së murit.