Djali i Ismail Haradinajt: Presidenca e Kosovës lartësoi figurën e babait me titullin ‘Hero i Kosovës’

07 maj 2019 | 15:02

Agron Haradinaj, djali i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Ismail Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Presidenca e Kosovës lartësoi figurën e babait të tij me titullin “Hero i Kosovës”.

Ky titull nga presidenti Hashim Thaçi iu dha Ismail Haradinajt për sakrificën dhe vendosmërinë që tregoi në jetësimin e çlirimit dhe bashkimit kombëtar.

Postimi i plotë i Agron Haradinajt:

Sot, Presidenca e Kosovës e lartësoi figurën e babait tonë me titullin Hero i Kosovës, për sakrificën dhe vendosmërinë që tregoi në jetësimin e çlirimit dhe bashkimit kombëtar.
Një buqetë me lule për babain Ismail Haradinaj dhe Luan Haradinaj si urëlidhëse e gjeneratave dhe tregues i qartë se gjeni bartet ndër breza.
Respekt!

Fotografia e Agron Haradinaj

Fotografia e Agron Haradinaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Ad-Hoc për hartimin e rezolutës për gjenocidin serb në…