Djali i Jakup Krasniqit bënë vizitë të veçantë në Hagë

01 dhjetor 2024 | 16:14

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi ka bërë vizitë të veçantë në Hagë ku bashkë me vajzën e tij të vogël kanë vizituar familjarin e tyre Jakup Krasniqi i cili bashkë me themeluesit e UÇK-së tash e 4 vite po qëndron në paraburgim në Hagë.

Altini ka treguar në faqen e tij në Facebook se kjo vizitë pas festave tëntorit ishte përqafim i historisë, krenarisë dhe sakrificës.

“Erdha në Hagë për të festuar së bashku me babain tim Ditën e Flamurit, daljen e parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar, Adem Jashari. Këto momente përfaqësojnë frymën e lirisë që ne si popull kemi gëzuar përmes sakrificave të mëdha”, ka shkruar Altini.

Ai tha se këto vizita në Hagë tek babai i tij Jakup Krasniqi, nuk janë thjeshtë familjare, por edhe nderim e respekt për çdo shqiptar që ka bërë rrugë të gjatë drejt lirisë.

“Vij për të nderuar ata që dhanë gjithçka dhe për të kujtuar se liria jonë dhe ajo e vajzës time është e rrënjosur në emrin e çdo çlirimtari, të gjallë apo të rënë, mban emrin më të çmuar, atë të UÇK-së”, ka shkruar Altin Krasniqi.

https://www.facebook.com/share/p/186qYffJHP/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi,…