Djali i Jakup Krasniqit: Historia nuk shkruhet me mohime, askush s’mund t’i zbehë meritat e krerëve të UÇK-së

18 shkurt 2025 | 19:38

Altin Krasniqi, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet – i votuar me të madhe në këto zgjedhje të 9 shkurtit – shkroi për krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Meritat e atyre që e kanë ndërtuar dhe i kanë shërbyer shtetit me përkushtim e sakrificë nuk mund t’i zbehë askush. Historia nuk shkruhet me mohime e as me paragjykime, por me vepra dhe qëndrueshmëri. Kushdo që përpiqet të zhvlerësojë këto vlera, vetëm sa forcon unitetin tonë për t’i mbrojtur dhe nderuar ato”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë ka hapur thirrjen publike për mbështetje financiare…