![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0874.png)
Djali i Jakup Krasniqit njëri ndër më të votuarit në Drenas, vetëm në dy qendra të votimit ka marr 897 vota
13 shkurt 2025
| 15:31
Dje pasdite në Drenas ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë.
Deri pas mesnatës, në qendrën e numërimit janë përpunuar votat e dy vendvotimeve më të mëdha në Drenas, të shkollës “Rasim Kiçina” dhe “Halil Bajraktari”.
Sipas rezultateve, ndër më të votuarit po del të jetë Altin Krasniqi, djali i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Ai vetëm në këto dy qendra të votimit ka arritur të marr 897 vota.