Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka zbuluar arsyet pas vendimit të tij për t’u bashkuar listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) si kandidat për deputet. Gjatë një interviste në emisionin “FRONTAL” në T7, Krasniqi theksoi se ky vendim ka qenë personal, por ka marrë mbështetje të madhe nga babai i tij dhe rrethi i tij i afërt.
Ai ka shpjeguar se motivimi kryesor për të hyrë në politikë është dëshira për të kontribuar në të mirë të vendit dhe qytetarëve. Krasniqi shtoi se rritja në një mjedis të lidhur me politikën ka ndikuar në formimin e tij dhe ka lehtësuar komunikimin me qytetarët, duke përmendur se trashëgimia politike e babait të tij ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë aspekt.
‘‘Unë e kam ma lehtë. Me kanë prit shumë mirë njerëzit. Babi e ka lanë një trashëgimi të mirë që kudo që po shkoj po e kam të lehtë me komunikua me njerëzit. Vendimi u kanë i jemi, mbështetjen e kam marrë prej babit dhe shokëve e miqve të tij. Dëshira për me kanë në shërbim të vendit dhe të qytetarëve. Unë jam rritë me politikë. Reagimi i tij ka qenë shumë i mirë. E ka prit shumë mirë’’, ka thënë ai.