Djali i Kadri Veselit nga Haga falënderon shqiptarët për përkrahjen masive për krerët e UÇK-së

03 prill 2023 | 15:23

Djali i Kadri Veselit, Klestori, përmes një statusi në “Instagram” ka falënderuar shqiptarët për përkrahjen masive që iu kanë dhënë krerëve të UÇK-së në marshin në Prishtinë dhe atë në Hagë.

Klestori ka qenë prezent të hënën në protestën e mbajtur në Hagë, ku kanë marrë pjesë mijëra mërgimtarë nga Austria, Gjermania, Zvicra e vende të tjera.

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve që pasivisht u solidarizuan me prindërit tanë – si dje në Prishtinë, ashtu dhe sot në Hagë! Malli për babain lehtësohet nga krenaria për të kur e shohim një përkrahje kaq të madhe. Krenar me UÇK-në. Faleminderit të gjithëve! Zoti qoftë me ju!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver…