Djali i Kadri Veselit për Enver Hoxhajn: Një njeri i cili kur qielli u mbush me re të zeza mori përgjegjësinë dhe na dha atë dritë shprese
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, përmes një postimi ka treguar se e mbështtë fuqishëm Enver Hoxhajn për kryeministër të Kosovës.
Derisa ai ka shpërndarë në Instagram një fotografi të vet kandidatit për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se ishte ai i cili na nxori nga retë e zezë dhe mori përgjegjësinë të ja japë dritë shprese.
Klestori ka shkruar se Enver Hoxhaj është kryeministri i Kosovës.
“Një njeri i cili kur qielli u mbush me re të zeza mori përgjegjësinë dhe na dha atë dritë shprese e cila shumë na nevojitej. Një njeri të cilin kur e shikon në sy mund ta shohësh motivimin për një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin e Kosovës. Ai është kryeministri i ardhshëm i jonë, ai është zgjedhja ime dhe e familjes time për një Kosovë më të mirë, për një Kosovë që i duhet rimëkëmbje. E rimëkëmbja vjen me PDK, rimëkëmbja vjen me prof. Enver Hoxhaj. Dalshim faqebardhë”, ka shkruar Klestor Veseli.