Djali i komandant ‘Majorit’: ‘Remi’ po gënjen, Kurti nuk ka prekur kurrë armë me dorë

26 maj 2021 | 16:13

Djali i komandantit Ismet Hoxha – “Majori”, Behar Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratës se ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – “Remi”, i cili në një debat televiziv ka thënë se kryeministrin Albin Kurti e ka pasur bashkëluftëtar gjatë luftës së UÇK-së.

Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se “Remi” është duke gënjyer, pasi sipas tij Albin Kurti asnjëherë nuk ka prekur armë me dorë.

“Gjatë luftës kur ke pasur me kaluar nga Llapi në Drenicë gjithmonë ke kërkuar që të vjen Ismet Hoxha në përcjellje nga Ortakolli në Llap ( në këmbë nëpër borë e nëpër shi e ka bërë atë rrugë disa herë duke kaluar ‘Sitnicën në këmbë, i lagur në shi e borë) për ty injorant”, ka shkruar Hoxha.

Postimi i plotë i Behar Ismet Hoxhës:

Rustem Mustafa po gënjen. Me thënë sa është i madh s’po e them, sepse është i vogël shumë. Por po gënjen sepse Albini nuk ka prek armë me dorë kurrë.

Të njohë unë, të njohin të gjithë ty dhe Albinin.

Gjatë luftës kur ke pasur me kaluar nga Llapi në Drenicë gjithmonë ke kërkuar që të vjen Ismet Hoxha në përcjellje nga Ortakolli në Llap ( në këmbë nëpër borë e nëpër shi e ka bërë atë rrugë disa herë duke kaluar ‘Sitnicën në këmbë, i lagur në shi e borë) për ty injorant.

Pastaj 1 km ose 2 ka vazhduar, para në këmbë, duke të lënë pas me xhip. Duke ndenjur në kontakt përmes radiolidhjes për të treguar se tereni është i pastër.

Xhipin e keni vozitur me drita fikur. Kurse Ismeti ka ecur me kilometra këmbë, duke ta pastruar rrugën, nëse bie në prit te serbët mos të bini dhe ju.

Madje disa herë t’i ka bartur ka 1 milion marka pa të munguar as 1 cent. Bartjen e parave e ka bërë me 2 policë ushtarakë, ushtarë të tij, Dan Krasniqi nga Zhilivoda dhe emri i të dytit nuk me kujtohet ndoshta ka qenë “Lluci”, s’jam i sigurt.

Bartja e parave është bërë nga Llapi për në Drenicë në Shtabin e Përgjithshëm. Dy policët ushtarakë nuk e kanë ditë asnjëherë se çfarë ka në thes, deri sa kanë arritur në vend.

Dhe mbas lufte ia ktheve shpinën njeriut më besnik që ke pasur në luftë.Mos të harroj me cek se ke pasur ushtarë tuaj të Llapit të plagosur për vdekje në brigadën 142, askush nuk e kishte guximin t’i kalonte për në Llap.

Derisa komandat Ismet Hoxha – majori me komandat Arif Krasniqi – Muja me ushtarë i kanë sjellë në shtëpinë tonë në Vushtrri për të vazhduar për në Llap. Atë natë ka qenë ftohtë dhe lumin “Sitnica” kanë kaluar në këmbë.

Të lagur komplet. Pa ngrenë të lodhur, të rraskapitur, i plagosur ka qenë Skender Krasniqi me shtatë plumba në trup.

Ismet Hoxhën e kishe njeri besnik, sepse në vitet 1989 ka qenë policë në qytetin e Podujevës dhe ti ke qenë i arrestuar si protestues nga policia serbe te cilët ushtronin dhunë fizike ndaj teje. Por me te arritur Ismeti në stacion të ka pyetur se për çfarë je i arrestuar.?

Përgjigjja jote ishte: për protesta. Në atë moment, Ismeti u drejton kallashnikovin kolegëve të tij, duke ju thënë se nëse prej këtij momenti e prek dikush ketë djalë me mua keni pune. Ka dalë t’ka ble bukë dhe dy paketa duhan. Pastaj je liruar në procedurë të rregullt.

Betohu në fëmijë nëse nuk ka qenë kështu.

Por je injorant i madh. Mbas luftës i kishe harruar të gjitha këto. Haram të qoftë çdo hap që ka bërë për ty.

E Tash tu bë Albini bashkëluftëtar. Nga frika apo nga interesi?

Behar Hoxha, i biri i major Ismet Hoxha

 

May be an image of 2 people

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar  të mërkurën Ministrinë…