Djali i komandantit të Koshares siguron ulësen në Kuvendin e Kosovës

03 mars 2025 | 11:48

Kur jenë numëruar më shumë se 66% e votave me postë, nga diaspora, LDK-ja shihet së është partia e cila ka rritje të madhe krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. LDK-ja deri tani ka arritur të grumbulloj hiq më pak se 12 mijë vota, ose 29 %. Më i preferuari i votuesve të diasporës del të jetë Hysen Çekaj, djali i komandantit të Koshares, Sali Çekaj. Numri 80-të i listës zgjedhore të LDK-së, në votat e Kosovës kishte marrë 11 268 vota të cilat nuk ia mundësonin një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Por me numërimin e votave me postë dhe përmes ambasadave dhe konsullatave të Kosovës në Evropë, Çekaj ka arritur t’i siguroj 7555 vota, e që në total deri tani i bie se ka tubuar 18 823 vota.
Me trendin në vazhdim por edhe me numrin e votave të siguruar, Hysen Sali Çekaj, do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hysen Çekaj, jeton dhe vepron në Gjermani.

No photo description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kur ta do, ta do”, kjo shprehje që shpesh përdoret…