Djali i legjendës: E di kush ma vrau babanë, do të luftoj për drejtësinë
Diego Armando Maradona Junior, djali i legjendës së Argjentinës, që ndërroi jetë më shumë se tre vjet më parë, është shprehur se babanë e tij e kanë vrarë, sepse e braktisën në fatin e tij kur mund të bëhej diçka. Ai madje shtoi se e ka një ide kush mund të ketë qenë fajtor.
“Ka një hetim të hapur. Ne, fëmijët e tij, kemi shumë besim në drejtësinë argjentinase. Nuk duhej të përfundonte kështu. Ata e vranë babanë tim. Nuk është detyra ime të them se kush e bëri këtë. Unë kam idenë time, por nuk mund ta them. E lanë në fatin e tij kur mund të bëhej diçka për të,” deklaroi i biri i Maradonës në programin “Verrisimo”.
“Kam bërë një premtim: do të luftojë për drejtësi deri në ditën e fundit të jetës sime”.
“Ndjenja e zbrazëtisë nuk do të largohet kurrë. Megjithatë, dashuria që të gjithë tregojnë për të na e lehtëson dhimbjen, të paktën pjesërisht.
Përpiqem t’i shoh gjërat nga ana pozitive, kam luftuar për një kohë të gjatë me nënën time dhe gjithë familjen për njohjen e atësisë dhe në fund kam pasur privilegjin të jem pranë tij dhe të kem një marrëdhënie normale me babanë. Ishin katër vite shumë të bukura”.