Djali i Leo Messit debuton në Argjentinë

27 nëntor 2024 | 14:20

Me të njëjtin numër si babai i tij, numri 10, e njëjta fanellë rozë, ajo e Inter Miami. Thiago Messi, djali i madh i yllit të futbollit botëror, ka debutuar në turneun “Newell’s Cup” në qytetin argjentinas të Rosarios.

12-vjeçari u përball me nikoqirët, duke humbur 1-0 në kompeticionin e rezervuar për lojtarët nën 13-vjeçar. Thiago luajti së bashku me Benjamin Suarez, djalin e sulmuesit uruguaian Luis Suarez, shoku i skuadrës së Leo Messit në Miami, si dhe në vitet e kaluara te Barcelona.

Ai u zëvendësua në pjesën e dytë. E ëma e “djalit të artit”, Antonela Roccuzzo dhe disa anëtarë të familjes së tij, mes tyre gjyshërit Jorge Messi dhe Celia Cuccittini, ishin të pranishëm në tribuna për të mbështetur vogëlushin, i cili mban mbi supe një mbiemër shumë të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Babai i Taulant dhe Granit Xhakës, Ragip Xhaka ka vizituar…