Djali i madh i Ronados festoi ditëlindjen
19 qershor 2020
| 11:18
Të mërkurën ishte një ditë feste në familjen e një prej futbollistëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldos.
Djali i tij i madh, Cristiano Ronaldo Junior, festoi ditëlindjen e tij të dhjetë. Përmes një fotoje në rrjetet sociale Ronaldo ka uruar të birin me fjalët më të ëmbla.
“As nuk mund ta besoj se djali im është 10 vjeç. Si kalon koha. Dhe ju keni qenë gjithmonë një burim krenarie për mua, që ju dua aq shumë. Urime vogëlush! Kalofsh një ditë të lumtur! Të dua shumë”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.