Djali i Madonnës feston ditëlindjen i veshur me “Gucci”
05 shtator 2018
| 11:04
Djali i Madonnës, David Banda, ka festuar ditëlindjen e 13 me markën “Gucci” nga këmbët deri tek koka. Këngëtarja 60-vjeçare e veshi djalin me veshje sportive të markës “Gucci”, si dhuratë për ditën e tij të lindjes.
Ajo ka postuar një fotografi bashkë me të nën të cilën ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen e 13!” Madonna e adoptoi Davidin nga Malavia së bashku me tre fëmijët e saj të tjerë, Mercy James, 12-vjeçar dhe binjaket pesëvjeçare, Stella dhe Estere.