Djali i Mançinit: Yamal do të bëhet më i mirë se Messi

14 shkurt 2025 | 11:45

Andrea Mançini, i biri i trajnerit Roberto Mancini, punon si skaut te Barcelona. Ai pranoi ofertën e katalanasve në verën e kaluar, për shkak të lidhjeve të forta që ka me drejtorin sportiv Deco dhe të birin e presidentit Laporta.

“Ishte një mundësi unike për mua. Më kuptoni, ishte e pamundur të refuzoja. Kishim disa vite në kontakt. Unë e njoh mirë djalin e Laportës dhe projekti më interesoi menjëherë. Deco kishte nevojë për një person mes Italisë dhe Spanjës. Më zgjodhi mua dhe jam i lumtur për këtë. Barcelona po fokusohet më shumë tek akademia. Objektivi im është të gjej se ku është Lamine Yamal i ri. Sfida e klubit është të marrë të paktën katër ose pesë lojtarë të rinj nga La Masia në ekipin e parë çdo vit. Sipas meje, Yamal do të bëhet më i mirë se Messi”, ka thene skauti i Barcelonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati dhe publicisti i njohur shqiptar, Shaban Murati, është ndarë…